Inter Majami përditëson lajmet rreth lëndimit të Lionel Mesit
Lionel Mesi pësoi një dëmtim pa kontakt, ndërsa vraponte me shpejtësi të plotë në fushë ai qëndroi shtrirë në fushë fillimisht, u ndihmua të ngrihej në këmbë dhe menjëherë hoqi këpucën nga këmba e djathtë.
Teksa po largohej nga fusha, ylli argjentinas hoqi shiritin e kapitenit dhe hodhi këpucën në tokë i zhgënjyer. Imazhe të tij në lot u shfaq më pas, teksa sulmuesi u pikas duke mbuluar fytyrën dhe qarë me ngashërim në stol. Mesi ishte duke u përballur me një dëmtim në këmbë dhe shqetësim gjatë pjesës më të madhe të turneut, humbi finishin e fazës së grupeve të Argjentinës. Ai pati një tentativë gjuajtjeje në pjesën e parë të finales, por dukshëm gjendja e tij fizike nuk ka qenë ideale për asnjë moment.
Ndërkohë së fundmi, nëpërmjet një postimi zyrtar, klubi i Inter Majemit, ka zbuluar situatën e dëmtimit të Mesit. Pas një vlerësimi mjekësor, është konstatuar se argjentinasi ka pësuar një dëmtim të ligamentit në kyçin e këmbës së djathtë. Disponueshmëria e kapitenit do të përcaktohet nga vlerësimet periodike dhe ecuria e rikuperimit të tij.