
Inter Miami e ka nisur sezonin e ri të MLS me një barazim 2-2 ndaj New York City
Inter Miami e ka nisur sezonin e ri të MLS me një barazim 2-2 ndaj New York City. Protagonist ishte Lionel Messi, i cili dhuroi dy asiste për ekipin nga Miami.
Në minutën e pestë, një kombinim mjaft i bukur i Albës me Messin shërbeu mjaft mirë për Aviles, që dërgoi topin në rrjetë. Të besuarit e Javier Mascheranos pësuan dy gola, përkatësisht në minutat 26’t dhe 55’. Në minutën e 100-të, Messi lëvizi bukur dhe me një top maestral nxorri para porte Segovian, për të sigluar shifrat përfundimtare në 2-2.