
Interi gati kontratën për Inzagin, në garë futen edhe “Djajtë e Kuq”
Simone Inzagi po bën një punë mjaft të shkëlqyer me Interin, me zikaltrit të cilët janë shumë pranë fitimit të Serisë A dhe gjithashtu janë kthyer në një pretendent serioz për të fituar dhe Ligën e Kampionëve.
Siç bëjnë me dije mediat italiane, klubi zikaltër po bën gati planin për t’i rinovuar kontratën teknikut 47-vjeçar deri në vitin 2027, me këtë të fundit që i kërkon në këmbim klubit vetëm garanci se do të vazhdojë gjatë.
Por planet e Interit i trazon dhe Mançester Junajtedin, me “Djajtë e Kuq” që e shohin Inzagin si pasuesin e Ten Hagut në “Old Traford”.