Interi i vendosur për të blinduar “sulmuesin kanadez”, sërisht “djeg” Milanin
Interi po punon për të ardhmen dhe objektivat janë përsëri lojtarë me kosto zero.
Ashtu si Xhonatan Dejvid i Lillës, një sulmues kanadez, kontrata e të cilit skadon në qershor 2025 dhe në këto sesione të fundit të merkatos, ai ka qenë në shënjestrën e disa klubeve italiane si Milani dhe Napoli.
Interi po mendon për këtë në një mënyrë konkrete dhe është i vendosur të bëjë një hap përpara në përpjekje për ta bllokuar sulmuesin për qershorin e ardhshëm. Ideja do të ishte të bënin si me Taremin dhe Zielinskin.