
Interi ka ecurinë e Real Madridit, pëson vetëm dy disfatë deri më tani
Vetëm një humbje në kampionat dhe 2 në total gjatë këtij sezoni. Interi ka një ecuri të jashtëzakonshme dhe mund të krahasohet me Realin e Madridit, e vetmja skuadër që po ashtu si “zikaltrit” ka vetëm 2 humbje gjatë kësaj periudhe. “Zikaltrit” kanë arritur të fitojnë 24 sfida, të barazojnë 6 dhe të humbasin 2. Në total kanë luajtur 30 ndeshje dhe kanë gjetur rrugën e rrjetës 68 herë dhe kanë pësuar 19.
Edhe Reali i Madridit ka të njëjtën ecuri sa iu përket humbjeve, vetëm 2. Skuadra e Ançelotit ka arritur të marrë 29 fitore dhe 5 barazime. 83 janë golat e shënuar dhe 31 të pësuar.
Në vendin e tretë renditet PSZH-ja me 3 humbje, pastaj vijnë skuadrat e tjera si Man. Siti, Sociedadi, Bajerni dhe Dortmundi.
Për këtë arsye, mediat dhe statistikat e shohin Interin si një nga ekipet që mund të bëjë surprizën edhe në Ligën e Kampionëve. Sigurisht që superfuqitë e tjera janë më të avantazhuara, por gjithçka mund të ndodhë nëse ekipi i Inzagit ruan këtë ecuri.