Interi monitoron sulmuesin brazilian, Korintiansi kërkon 25 mln euro
Interi është duke monitoruar nga afër një futbollist brazilian. Bëhet fjalë për sulmuesin Yuri Alberto, 24 vjeç, që aktualisht luan për Korintians. Ai është një futbollist modern, që mund të luajë në të gjitha pozicionet në sulm: nga sulmuesi qendror deri te anësori sulmues. Skuadra e Korinthiansi kërkon rreth 25 milionë euro për transferimin e tij.
Kjo do të ishte përvoja e dytë e Yuri Alberto në Europë, që në janar 2022 u ble nga Zenit, por ajo u kthye në një përvojë të keqe, shënjuar edhe nga fillimi i luftës në Ukrainë. Gjithsesi, asokohe, në fushë, braziliani pati një ndikim të mirë, me 6 gola dhe 4 asistime në vetëm 15 paraqitje në të gjitha garat dhe shpalljen kampion. Interesimin e Inter e konfirmoi edhe agjenti i lojtarit,.
“Për momentin nuk kemi asnjë ofertë në tavolinë. Yuri mund të luajë për të gjitha skuadrat e mëdha të Serisë A, përfshi edhe Inter. Kostoja e transferimit është 25 milionë”.
Sipas mediave braziliane, është trajneri Simone Inzagi ai që po këmbëngul për lojtarin. Me largimin e Korrea-s dhe Arnautoviçit (dhe me një Taremi që nuk është plotësisht bindës) është e sigurt që reparti ofensiv i Interit do të ndryshojë rrënjësisht.