Interkonektori i gazit me Greqinë pritet të përfundojë në gjysmën e parë të vitit 2027
AA
Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se interkonektori i gazsjellësit me Greqinë pritet të përfundojë në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, duke shprehur optimizëm se projekti mund të finalizohet edhe gjatë tremujorit të parë.
“Pres që në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm projekti të jetë gati. Madje, po bëhem edhe më optimist dhe besoj se në tremujorin e parë gazsjellësi ynë kombëtar do të jetë plotësisht i sinkronizuar me sistemin kombëtar grek”, deklaroi Mickoski.
Ai theksoi se është paralajmëruar edhe realizimi i interkonektorit me Serbinë, duke shtuar se projektet energjetike po realizohen pa financim të jashtëm.
“S’kemi kredi, hua, donacione apo grante. Të gjitha projektet po i realizojmë me mjetet tona, përmes punës së institucioneve vendore”, u shpreh kryeministri.
Deklaratat ai i bëri gjatë përgjigjes në pyetjet e gazetarëve, pas vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e pishinës së mbyllur në Shkollën Fillore “Aco Shopov” në Komunën e Butelit.
Mickoski njoftoi gjithashtu se Qeveria po riaktivizon tre projekte të rëndësishme të gazsjellësit: lidhjen Veles–Shtip, aksin Gostivar–Kërçovë, si dhe një degëzim që do të kalojë pranë Tetovës dhe do të lidhet me Kosovën.
“Më pas, do t’i mbetet Qeverisë së Kosovës të vendosë nëse do ta vazhdojë projektin në territorin e saj. Ne do ta realizojmë pjesën që na takon, ashtu siç kemi rënë dakord”, tha ai.
Edhe Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale një ditë më parë konfirmoi se ndërtimi i interkonektorit me Greqinë po zhvillohet sipas afateve të planifikuara dhe pritet të përfundojë gjatë vitit të ardhshëm.
Në ministri u mbajt një takim mes ministres Sanja Bozhinovska, drejtorit ekzekutiv të NOMAGAS, Nedim Rama, dhe drejtoreshës ekzekutive të operatorit grek të transmetimit të gazit natyror DESFA, Marija Sferuca. Në takim u shqyrtua ecuria e punimeve në të dyja anët e kufirit, si dhe dinamika e zbatimit të obligimeve kontraktuale për realizimin e projektit.
Kryeministri Hristijan Mickoski theksoi sot se për Qeverinë është me rëndësi që, pavarësisht se për çfarë zgjedhjesh bëhet fjalë, ato
VMRO-DPMNE sërish akuzoi se LSDM po bllokon miratimin e Kodit Zgjedhor për shkak të, siç thonë nga partia, frikës nga
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka caktuar për më 13 korrik seancën në të cilën do të votohen ministrat e