Inzagi i zemëruar: Humbje e merituar ndaj Fiorentinës, e marr vetë përgjegjësinë
Në “Franchi”, Interi u mposht me 3-0 në një ndeshje ku u panë shpesh të panjohshëm. “Humbja ishte e merituar dhe unë jam përgjegjësi i parë. Në pjesën e parë luajtëm keq, ndërsa në të dytën edhe më keq,” komentoi Simone Inzagi pas ndeshjes.
Trajneri zikaltër u shfaq i pakënaqur me paraqitjen e ekipit të tij
“Nuk treguam aspak vrapim, agresivitet dhe vendosmëri. Fiorentina bëri një paraqitje shumë të mirë, ndërsa ne kthehemi në shtëpi të zemëruar. Ky grup nuk kishte humbur për katër muaj e gjysmë, tani kemi pësuar humbjen e dytë, të cilën do ta analizojmë. Të hënën do të përballemi sërish me Fiorentinën, por nuk është koha për të bërë llogari, duhet të punojmë për të kuptuar problemet dhe përmirësuar”.
Inzaghi pranoi se nuk e kishte një shpjegim të qartë për paraqitjen e dobët.
“U përballëm me një ekip që ishte më i freskët se ne dhe besonte më shumë. Në pjesën e parë patëm disa sinjale paralajmëruese, por për çudi në të dytën luajtëm edhe më keq. Tani duhet të kuptojmë arsyet, sepse kjo humbje ngadalëson rrugëtimin tonë”.
Sa i përket merkatos, Interi ka marrë vetëm Zalewskin, ndërsa kalendari është i ngjeshur.
“Po rikuperojmë lojtarë në mbrojtje dhe mesfushë, por do të kem nevojë për të gjithë. Kalendari është i ngarkuar, por tani nuk dua të flas për skuadrën e gjatë apo të shkurtër.
Çalhanoglu?
Nuk dua të flas për individë, ishte një paraqitje negative për të gjithë, duke filluar nga trajneri”.