
Inzagi: Përgëzoj skuadrën time, luajtëm gjysmëfinale 60 orë para finales
Trajneri i Interit, Simone Inzagi, ka folur për mediet pas fitores në finalen e Superkupës së Italisë, 0-1, ndaj Napolit. Sipas Inzaghi, Napoli bëri një ndeshje të mirë edhe me dhjetë lojtarë, ndërsa shtoi se skuadra e tij mund ta kishte gjetur edhe më herët golin.
“Napolit i duhen bërë komplimente, ata luajtën një ndeshje të shkëlqyer dhe u mbrojtën mirë edhe me dhjetë lojtarë. Duhet të përgëzoj edhe skuadrën time, luajtëm gjysmëfinale 60 orë para finales. Në pjesën e dytë ne mund të kishim shënuar më herët, por kishim një ekip të organizuar mirë para nesh.”-deklaroi trajneri i “zikaltërve”.