Inzagi sërish ul në stol Asllanin, ndërkohë i beson Zielinskit mesfushën e Championsit
Në Serie A, Inter ndodhet në pozita komode, në garë me kohë të plotë për titullin kampion, por tani në mes futet Liga e Kampionëve.
Si gjithnjë këtë periudhë, dilema kryesore, më e madhe për Inzaghi-n është mesfusha, më saktë roli i regjisorit. Çalhanoglu nuk është ende në dispozicion, turku pritet të rikthehet në fushë të dielën e ardhshme, ose me shumë mundësi Inzaghi do ta ruajë për takimin e fundit në Ligën e Kampionëve kundër Monakos në “San Siro” më 29 mars. Në këto kushte, Inzagi duhet të gjejë një zgjidhje për mesfushën.
“La Gazzetta dello Sport” shkruan se Inzaghi nuk pritet t’i besojë Asllanit në takimin kundër Sparta Pragës, por po planifikon t’i jap një fanellë titullari Zielinski-t. Mesfushori polak nuk është një regjisor tipik, por Inzagi i beson shumë eksperiencës së tij në këtë turne, Zielinski ka zhvilluar 47 ndeshje në Ligën e Kampionëve dhe ka shënuar 7 gola.
Sipas La Gazzetta-s, në këtë vendim të trajnerit të Inter ka ndikuar shumë fakti që Asllani vijon sezonin me ulje ngritje të forta. Barella dhe Mikhitarjan do të plotësojnë pjesën tjetër të mesfushës, ndërsa dyshja e sulmit do të formohet nga Lautaro dhe Turam.