Ironizon Ermal Panduri: Ne zanatin e ri, nje dite pas paralajmerimit per mbylljen e Debat Plusit
Gazetari dhe moderatori kosovar, Ermal Panduri, ka reaguar me ironi një ditë pasi emisioni “Debat Plus” u paralajmërua nga Komisioni i Pavarur i Mediave se mund të përballet me masë të ndalimit të transmetimit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Panduri publikoi një fotografi me mbishkrimin “Në zanatin e ri”, duke lënë të kuptohet në mënyrë satirike situatën e krijuar pas paralajmërimit ndaj emisionit që ai drejton.