
Ish-bashkëshorti flet për ndarjen nga Megan Fox: Gjithçka ndodhi për shkak të gjërave të vogla
AA
Ish-bashkëshorti i Megan Fox, aktori Brian Austin Green, ka folur publikisht për momentet kur martesa e tyre filloi të mos-funksiononte më.
Ylli i “Beverly Hills, 90210”, Tori Spelling përmendi një bisedë me Megan Fox, në të cilën tha se aktorja ankohej për mënyrën se si Brian përtypet dhe fliste për gjërat e vogla që e shqetësonin për të.
Brian tha: “Unë mendoj se gjëja e përtypjes ishte një shenjë që Megan kishte arritur një pikë ku gjërat nuk ishin të mira dhe ishte irrituese. Pastaj arrini në pikën ku të çmend mënyra se si dikush të shikon. Janë të gjitha këto gjëra të vogla pa kuptim”.
I njëjti theksoi se momente si këto mund të bëjnë ose prishin një martesë.
“Për mua, është një moment ku ne duhet të vendosim nëse do të shkojmë në terapi për të gjetur lidhje dhe për të gjetur se çfarë po ndodh tani, apo nëse këto gjëra do të na shkatërrojnë sepse ato thjesht po grumbullohen”, tha ai.
Brian dhe Megan u ndanë pas nëntë vitesh martesë dhe divorci u bë zyrtarisht në vitin 2022.
Ndërkohë, Meghan u fejua me Machine Gun Kelly dhe Brian u fejua me Sharna Burgess në vitin 2023.
Zjarret në Maqedoni, me helikopterë policorë janë hedhur
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se vetëm në Çuçer Sandevë janë hedhur mbi 45 ton ujë me helikopterë
Snopçe, shef i shtabit zgjedhor i ASh-së, Taravari:
8 SHPËRNDARJE! SHPËRNDAJE!Tweet Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka njoftuar se deputeti Halil Snopçe do të jetë shef
Ramiz Merko bojkoton aktivitetin partiak të BDI-së në
5 SHPËRNDARJE! SHPËRNDAJE!Tweet Kryetari aktual i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), ka