Ish futbollisti i Çellsit ndjehet i tradhëtuar nga trajneri Çavi Hernandez
Markos Alonso thuhet se ndihet i mashtruar nga Çavi Hernandez dhe dëshiron të largohet nga Barcelona në muajt e ardhshëm. Alonso ka bërë vetëm shtatë paraqitje për Barcelonën këtë sezon, me vetëm 299 minuta në fushë.
Çavi Hernandez i ka dhënë më shumë mundësi Alehandro Balde dhe Zhoao Kanselo në pozicionin e krahut të majtë. Inigo Martinez aktualisht po përmbush rolin e qendërmbrojtësit të majtë për Bluagranat. Sipas “El Nacional”, ish-mbrojtësi i Çellsit është i dëshpëruar të largohet nga Barcelona.
Kontrata e tij me gjigantët e La Ligas do të përfundojë në fund të sezonit. Madje, bluagrana nuk ka në plan të rinovojë kontratën me Alonson. Pritet të jetë një vendim i përbashkët pasi lojtari nuk ndihet i mbështetur nga trajneri i tij. Përveç Alonso-s, në fund të sezonit nga “Kamp Nou” mund të largohet edhe Serhi Roberto. Ky i fundit ka bërë tetë paraqitje për Barcelonën në La Liga dhe Ligën e Kampionëve këtë sezon, ku ka luajtur 390 minuta dhe ka shënuar tre gola.