Ish-kryebashkiaku i New York City merr shtetësinë shqiptare
Ish-kryebashkiaku i New York City, Eric Adams, ka pranuar me nderim shtetësinë shqiptare nderi, duke e cilësuar këtë si një simbol të lidhjes së fuqishme mes qytetit amerikan dhe popullit shqiptar.
Në deklaratën e tij, Adams theksoi se ky vlerësim nuk është vetëm personal, por përfaqëson gjithë komunitetin shqiptar në New York, një ndër më të fortët dhe më të organizuarit në SHBA.
Ai falënderoi kryeministrin Edi Rama, presidentin Bajram Begaj dhe popullin shqiptar për këtë nder të veçantë.
Sipas tij, ky akt forcon edhe më shumë urat mes shqiptarëve dhe një prej qyteteve më të rëndësishme në botë, duke theksuar vlerat e përbashkëta si familja, puna dhe solidariteti./Shprehja.com