AA
Shaqir Lutvija është dënuar me 10 vjet burgim për krime lufta nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Aktgjykimi ndaj Lutvijës është shpallur të martën nga trup gjykues.
Ai është shpallur fajtor për krime lufte, i cili në cilësinë e inspektorit dhe policit në Stacionin Policor në Prizren, individualisht dhe në bashkëkryerje me persona të tjerë të forcave policore serbe, gjatë viteve 1998-1999, ka ushtruar masat represive të vrasjes, arrestimit, rrahjes, maltretimit dhe trajtimit çnjerëzor ndaj civilëve shqiptarë.
Lutvijës do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 14 tetori 2023 deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.
Ndërkaq, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës mirëpret aktgjykimin fajësues të Gjykatës Themelore në Prishtinë ndaj të akuzuarit për krime lufte, Sh.L.
Sipas aktakuzës së ngritur më 04 shtator 2024, Sh.L., në cilësinë e inspektorit dhe policit në Stacionin Policor në Prizren, individualisht dhe në bashkëkryerje me persona të tjerë të forcave policore serbe, gjatë viteve 1998-1999, ka ushtruar masat represive të vrasjes, arrestimit, rrahjes, maltretimit dhe trajtimit çnjerëzor ndaj civilëve shqiptarë.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës përkushtimin në hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve të luftës, me qëllim të garantimit të drejtësisë për viktimat dhe forcimit të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës. /Telegrafi/
https://www.facebook.com/sistemiprokurorial/posts/122236080896037625?ref=embed_post
MPB-ja gjatë periudhës së qeverisjes së LSDM-së dhe ish-ministrit Oliver Spasovski ka shërbyer si mjet për mbrojtjen e krimit dhe
Të dielën, më 5 prill 2026, duke filluar nga ora 10:00, në Shkup do të mbahet një garë rrugore e
Përgatitjet për planin disavjeçar të Hristijan Mickoskit për izolimin e vendit dhe grabitjes së qytetarëve është në vijim. Prokuroria Publike