Ish-portieri i Liverpoolit: Në Angli erdha beqar, në Spanjë u ktheva me tre fëmijë
Ish-portieri i Liverpoolit, Adrian San Miguel ka zbuluar arsyen se pse e ka refuzuar shansin për të qëndruar te gjiganti anglez.
Adrian ishte pranë qëndrimit te Liverpooli, por që interesimi nga Real Betisi bëri që spanjolli mos të mendoj dy herë për rikthimin në vendlindje, raporton KosovaPress.
Tani, Adrian ka thënë se erdhi në Angli si beqar, ndërsa u largua me tre fëmijë.
“Liverpooli më kuptoi që ishte një moment personal dhe i zemrës. Ishte momenti dhe unë isha i qartë për këtë. Erdha në Angli beqar dhe tani u ktheva në shtëpi me tre fëmijë”, tha Adrian.