
“Ish-shefi i DPB në Demir Hisar është në lidhje familjare me shefin aktual të SPB-së së Manastirit”
E Majta ka publikuar informacione të reja për ish-shefin e DPB Demir Hisar, Robert Martinoski. Sipas tyre, avancimi i Martinoskit ka qenë i mundur falë ndikimit të shefit aktual të SVR Manastir, Sasho Mirçeski, me të cilin ka lidhje të ngushta familjare. Pikërisht për këto lidhje, një kuadër që më parë kishte qenë i pezulluar, u emërua shef nga ministri Toshkovski.
“Se MPB është shndërruar në një fole familjare, E Majta ka paralajmëruar edhe më herët, dhe tani publiku i ka parë pasojat e nepotizmit të instaluar nga Toshkovski. Nuk mjafton vetëm shkarkimi i shefit partiak – MPB duhet të ngrejë kallëzim penal ndaj Robert Martinoskit për ‘keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve’,” thekson partia.
E Majta shton se afërsia familjare e Martinoskit me shefin aktual të SVR Manastir nuk duhet të jetë arsye për amnisti ndaj veprimeve arbitrare të shefave partiakë.
“Në vend që Toshkovski me fraza boshe të bindë publikun se ‘secili do të përgjigjet’, e ftojmë të veprojë konkretisht dhe të mos e mbrojë nga ndjekja penale shefin e tij,” përfundon reagimi nga E Majta. Flaka Media