
Ish-tekniku i Brojës do të drejtojë “Djajtë e Kuq” sezonin e ardhshëm?
Erik ten Hag nuk do të jetë në krye të Man. Junajtedit sezonin e ardhshëm. Presidenca është e pakënaqur me punën e teknikut holandez dhe ka nisur nga puna për gjetjen e pasuesit të tij dhe sipas raportimeve më të fundit, të mediave britanike kanë nisur bisedimet me Graham Poterin, madje është zhvilluar edhe një takim me ish-trajnerin e Çellsit.
Vetë pronari i ri, Sir Xhim Ratklif ka takuar personalisht 48-vjeçarin nga Solihull, teksa më tej në raportimet e “ishullorëve”, thuhet se akordi mes palëve është arritur dhe Potter pret verën për të nisur aventurën e tij me ekipin me më shumë tifozë në botë.
Megjithatë, Poter nuk është i vetmi në listën e “Djajve”, me “gjigantët” e Premier Ligës, që mendonte gjithashtu edhe për nënshkrimin me italianin, Tiago Mota, i cili dërgoi skuadrën e Bolonjës në Ligën e Kampionëve, arritje kjo jo pak e vogël, me një klub si “emiljanët”, mirëpo me kalimin e brazilianit te Juventusi, Potter mbetet i vetmi opsion.