Ish yjet e Interit të bashkuar në kritika: Zëvëndësimet e Simeones ishin thelbësore
“Zikaltrit” e Interit u eliminuan me penallti nga Atletiko Madrid dhe natyrisht, duhet të përballen me kritikat e rastit.
Ata kanë ardhur nga emra të njohur të historisë së klubti, personazhet e “Triplete” të cilët nuk kanë kursyer kritikat edhe për trajnerin Simone Inzagi. I pari ishte Diego Milito, i cili mendon se zgjedhjet e tij për zëvendësimet ishin të gabuarat.
“Zëvendësimet e Simones ishin thelbësore, i dhanë më shumë gjallëri Atletikos. Të vjen keq pasi Interi e kishte ndeshjen në dorë, ka keqardhje për ndeshjen e parë. Edhe sot e kishte mundësinë për të mbyllur hesapet, por në fund erdhi humbja që kushton eliminimin. Atletiko ka mbrojtës të fortë, Saviç është i fortë fizikisht dhe nuk ishte e lehtë për Turamin”, tha ai.
Edhe Esteban Kambiaso është i mendimit që Interi hodhi vetë gjithçka në ajër.
“Isha shumë i shqetësuar para ndeshjes, për mënyrën se si skuadra si Atletiko Madrid konkurrojnë, Nëse e ke mundësinë të vrasësh ndeshjen, duhet ta bësh, pasi këto skuadra arrijnë gjithmonë të ringrihen”, theksoi ai.