Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 ISHP-Maqedoni: Të respektohen masat mbrojtëse gjatë motit me temperatura të larta
Maqedoni

ISHP-Maqedoni: Të respektohen masat mbrojtëse gjatë motit me temperatura të larta

June 29, 2026

AA

Për shkak të njoftimit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) për temperaturat maksimale ditore të larta të pritura nga 26 qershori 2026 deri më 30 qershor 2026, Instituti i Shëndetit Publik bën thirrje për respektimin e masave mbrojtëse dhe paraprake gjatë temperaturave të larta.

“Kur ajri i ambientit i afrohet ose tejkalon temperaturën normale të trupit prej afërsisht 36.7 gradë Celsius, aftësia e trupit të njeriut për t’u ftohur zvogëlohet. Përveç kësaj, kur lagështia relative e ajrit të ambientit është e lartë, djersa ka edhe më shumë vështirësi në avullim, duke e bërë më të vështirë ftohjen e trupit.
Kur trupi nxehet shumë ose ka probleme me balancimin e temperaturës së tij, kjo mund të çojë në ndjenja dobësie, gojë të thatë, marramendje, të përziera, djersitje të tepërt, lëkurë të thatë, dhimbje barku. Ndërsa e ashtuquajtura “goditje nga dielli” përkeqësohet, mund të shfaqen edhe simptomat dhe shenjat e mëposhtme: ndërprerje e djersitjes, lëkurë jashtëzakonisht e nxehtë, konfuzion (marramendje), rrahje të shpejta të zemrës, vështirësi në frymëmarrje, të fikët dhe madje edhe vdekje.

– Persona mbi 60 vjeç, gra shtatzëna, fëmijë, persona të cenueshëm socialisht, punëtorë në natyrë.

– Persona me sëmundje kronike si: Persona me sëmundje kardiovaskulare, sëmundje të mushkërive dhe veshkave, diabet, sëmundje mendore, obezitet dhe persona që marrin terapi që rrit urinimin (diuretikë, disa ilaçe për epilepsinë, sëmundja e Parkinsonit, etj.)”, thonë nga ISHP.

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

Deponia në Pejë përfshihet sërish nga flakët, Bajrami alarmon: Banorët

November 22, 2026
Kosovë

Çeku kritikon Kurtin për mungesën e bashkëpunimit me Ramën: Kosova

November 22, 2026
Kosovë

Skemat e mirëqenies sociale, ASK jep të dhënat: Afërsisht 40

November 22, 2026
Kosovë

Ymeri kritikon masat emergjente të Qeverisë për energjinë: Kapaciteti i

November 22, 2026
Kosovë

Rilicencimi i EFT-së pas ndalimit të tregtisë me kompani serbe:

November 22, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5239
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15597
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

“Mos e prekni shqipen!” – Në Ditën e

Në vend të festës, protestë! Në Ditën e Alfabetit Shqip, Forumi Rinor i BDI-së në Çair protestoi para Gjykatës Kushtetuese,

Maqedoni

Mesazh emocionues nga Lazim Destani për Ditën e

Me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, filantropi dhe humanisti i njohur shqiptar, Lazim Destani,

Maqedoni

Ali Ahmeti takohet me Edi Ramën: Biseduam për

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, të cilin e ka

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.