Ishte nisur drejt vendlindjes, vdes mërgimtari në aksident trafiku në Kroaci
Një mërgimtar ka humbur jetën në një aksident trafiku në Kroaci, derisa ishte duke udhëtuar drejtë Kosovës.
Viktima është Riza Salihaj nga fshati Jasiq i Deçanit.
Njoftimin për vdekjen e tij tragjike e ka dhënë një faqja nga Deçani.
NJOFTIM MORTOR
Me dhimbje të thellë njoftojmë se gjatë rrugës për në vendlindje, në një aksident tragjik në Kroaci, ka ndërruar jetë bashkatdhetari ynë:
Riza (Xhelal) Salihaj
Në këto momente të vështira për familjen, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, të afërmve dhe mbarë fshatit Jasiq.
Për kohën dhe vendin e ceremonisë së varrimit do të njoftoheni me kohë.
Allahu e mëshiroftë dhe e bëftë banor të Xhenetit.