
Italia në mankth, lëndohet mbrojtësi i preferuar i Spalletit
Është padyshim një mungesë që ndikon shumë tek ecuria e ekipit. “Të Kaltërit” e Italisë janë në ankth pas dëmtimit të Skalvini në ndeshjen e kësaj të diele të Atalanta-s ndaj Fiorentina, që u mbyll me rezultatin 2-3 në favor të “violëve”, me mbrojtësin që shënoi një prej golave të skuadrës së Xhian Piero Gasperini.
Skalvini është pjesë e listës së trajnerit Luçiano Spalletti për ndeshjet e kampionatit Europian, “Gjermani 2024”, me mbrojtësin italian, që doli nga fusha e lojës në minutën e 84’-t të ndeshjes së fundit të sezonit 2023-2024 në Serie A, i ndihmuar nga stafi mjekësor.
Deri më tani nuk dihet se cila është shkalla e dëmtimit të 20-vjeçarit, por tekniku Luçiano Spalletti pret me ankth lajme për mbrojtësin, duke qenë se nisja e Kampionatit Evropian është shumë pranë dhe në sfidën e parë do të përballen me Shqipërinë.