Italiani i kërkoi 2 fanella norvegjezit, zbulohet se çka i tha Halandi
Skuadra e Man. Sitit dhe Interit kanë barazuar pa gola 0:0 në ndeshjen e parë të formatit të ri në Ligën e Kampionëve.
Pas ndeshjes, mbrojtësi Açerbi dhe Erling Haaland paten një bisedë ndërmjet vete të cilën mediat e kanë zbuluar kuptimin e saj. Mbrojtësi i klubit italian ia kërkoi dy fanella sulmuesi të Norvegjisë, i cili më pas e shau në formë shakaje.
Por fillimisht Haalandi i tha se tërë ndeshjen po e mbante për fanellë. Edhe pse Haaland po shënon gola në Premier Ligë, ai u mbulua mjaft mirë nga dyshja e mbrojtjes së Interit, Açerbi dhe Bastoni.
Francesco Acerbi wanted not one, but two shirts off Erling Haaland after the game 🤣👕
📺 @tntsports & @discoveryplusUK pic.twitter.com/Y0suFRk8Sb
— Football on TNT Sports (@footballontnt) September 18, 2024