Italiano gati për Superkupën: Kemi mësuar nga gabimet
Pas dy finaleve të luajtuara sezonin e kaluar, në Ligwn e Konferencws dhe Kupën e Italisë, të humbura ndaj Uest Hami dhe Interi, tani Fiorentina ka sërish mundësinë për të fituar një trofe, kësaj radhe, në Superkupën e Italisë, ku mbrëmjen e së enjtes do të sfidojnë “Blutë” e Napoli, në gjysmëfinalet e kompeticiont.
Tekniku i “Violëve”, Vinçenzo Italiano risolli në kujtesë ngjarjet e lartpërmendura, teksa theksoi se skuadra e tij ka punuar shumë dhe ka mësuar nga dështimet, për të synuar një trofe që do të ishte kurorëzim i gjithçkaje të mirë të bërë vitet e fundit.
“Sigurisht që të humbësh dy finale nuk është e lehtë të kapërdihet. Megjithatë ne kemi një skuadër pa shumë eksperiencë dhe pikërisht ato dështime na kanë ndihmuar të nxjerrim shumë leksione. Jemi përgatitur mirë për këtë turne dhe shpresojmë të dërgojmë trofeun në Firencw”, u shpreh tekniku i “Violëve” të Fiorentina.