Iu ‘nxi’ jeta nga akuzat për tradhti, Pique: Shakira nuk ishte plotësisht e sinqertë
Gerard Pique ka lënë të kuptohet se mund të ketë më shumë detaje të pazbuluara pas ndarjes së tij me Shakirën.
Vitin e kaluar Shakira prezantoi këngën “BZRP Music Sessions #53” përmes së cilës zbuloi se ish-partneri i saj, Gerard Pique, e kishte tradhtuar. Pasi e bëri publike këtë çështje, shumë fansa dolën në krah të saj.
Megjithatë, ish-lojtari i Barcelonës dhe i kombëtares spanjolle Gerard Pique ishte i ftuar në emisionin CNN ku komentoi për herë të parë ndarjen me Shakira.