AA
Kandidati i VLEN për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka prezantuar projektin e ndërtimit të bulevardit “Cvetan Dimov” në lagjen Jahja Pashë, gjatë një takimi me qytetarët dhe pronarët e bizneseve të vogla.
Ai theksoi se ky investim do të transformojë pamjen e lagjes dhe do të hapë mundësi të reja për zhvillim ekonomik e shoqëror. “Ky projekt do të sjellë komunikacion më të shpejtë dhe më të sigurt, kushte më të mira për qarkullim, trotuare moderne, gjelbërim dhe hapësira publike për qytetarët,” u shpreh Mexhiti.
Sipas tij, përfituesit më të mëdhenj do të jenë vetë banorët dhe bizneset e zonës, të cilëve u kërkoi mbështetje dhe mirëkuptim gjatë kohës së realizimit të projektit.
Mexhiti shprehu mirënjohje për përkrahjen e qytetarëve, duke theksuar se do të vazhdojë të punojë me përkushtim për të sjellë ndryshime pozitive e zhvillim për çdo familje dhe çdo biznes në Çair. (INA)
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova tha se garancia më e madhe për sigurinë e tyre është anëtarësimi i
Shefi i NATO-s, Mark Rute në konferencë për media me presidenten e shtetit, Gordana Siljanovska, e vlerësoi RMV-në si aleat
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka dhënë detaje të reja lidhur me rastin tragjik që ndodhi dje në