AA
Kandidati për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti, gjatë një takimi me qytetarët në konakun e familjes Dolek në Gazi Babë, tha se shqiptarët sot janë më të fortë se kurrë dhe se Çairi ka marrë një rol qendror në zhvillimet politike e ekonomike në vend.
“Pozita shqiptare në shtet është avancuar ndjeshëm: me punësime, investime konkrete, ligjin për përfaqësim adekuat dhe procesin e decentralizimit që qeveritë e kaluara nuk e çuan përpara. Kemi rritur pagat në arsim e shëndetësi, kapitacionet, pensionet dhe kemi avancuar ligjin për medresenë ‘Isa Beu’”, theksoi Mexhiti.
Ai shtoi se investimet e qeverisë nuk janë kufizuar vetëm në komunat që udhëhiqen nga VLEN, por janë shpërndarë në të gjitha komunat shqiptare, pa dallim partie.
Sa i përket Çairit, Mexhiti përmendi disa projekte madhore: ndërtimin e çerdhes më të madhe në vend, renovimin e të gjitha shkollave, nisjen e procedurave për tri shkolla të reja, si dhe projektet infrastrukturore si sheshi “Skënderbe”, transformimi i Çarshisë së Vjetër, parkingjet moderne dhe rrjeti i ujësjellësit, kanalizimit e ndriçimit publik.
“Çairi nuk është më periferi e harruar, por epiqendra ku zhvillohen betejat kryesore politike. Prandaj, duhet të vetëqeveriset dhe të udhëheqë proceset më të rëndësishme në vend”, deklaroi Mexhiti. (INA)
Porositë e sekretarit amerikan të Shtetit, Marko Rubio nga Konferenca e Munihut e sigurisë janë sinjale të qarta për të
Punëtorët në Maqedoninë e Veriut krijojnë vlerë më shumë se dyfish më të madhe ekonomike se atë që e fitojnë
Sektori për Punë të Brendshme (SPB) i Kumanovës njoftoi se ka arrestuar 25-vjeçarin T.B. nga fshati Mllatinë (Staro Nagoriçan), nën