
Izet Mexhiti: Hafëz Halili është një enciklopedi që ecën
September 6, 2025
AA
Kandidati për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka vlerësuar lart figurën e Hafëz Halilit, duke e quajtur atë një “enciklopedi që ecën”.
“Çdo bisedë me hafëzin e nderuar është mësim dhe dije e re. Mbamendja e tij është e jashtëzakonshme, pikërisht sepse e ka memorizuar Kuranin Famëlartë”, ka shkruar Mexhiti.
Ai theksoi se hafizlerët ndër breza kanë kontribuar në edukimin dhe formimin shpirtëror të shumë gjeneratave. “Takimi me Hafëz Halilin është një rikujtim i sakrificës së hafizlerëve në arsimimin dhe zhvillimin e shoqërisë sonë”, shtoi Mexhiti. (INA)