AA
Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka konfirmuar publikisht se do të garojë për kryetar të Komunës së Çairit në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Në një deklaratë për media, Mexhiti ka mohuar zërat për përçarje brenda koalicionit opozitar shqiptar VLEN, duke theksuar se debati dhe analiza janë pjesë e natyrshme e procesit të brendshëm demokratik.
“E para, nuk është e vërtetë që kam mosmarrëveshje. Brenda VLEN-it diskutohet, debatohet, analizohet. Po ashtu janë të angazhuara agjenci profesionale për anketim të opinionit publik,” tha Mexhiti.
Sipas tij, qëllimi i gjithë këtij procesi është që qytetarëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut t’u ofrohen kandidatët më të mirë të mundshëm për drejtimin e komunave.
Deklarata e tij vjen në një moment kur partitë shqiptare në vend po përgatiten për zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm, dhe Çairi pritet të jetë një ndër betejat më të forta politike. (INA)
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, të premten ka nënshkruar vendimet për suspendimin e gjashtë punonjësve policorë, pas dyshimeve
Një 58-vjeçar humbi jetën dhe një person tjetër u lëndua në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi rreth orës
Një i ri 18 vjeçar ka treguar ndershmëri dhe përgjegjësi qytetare, pasi ka gjetur dokumente personale dhe një shumë të