
Izet Mexhiti: Marrëveshja e Ohrit është festë e paqes, barazisë dhe harmonisë
Sonte, Shkupi u bë qendra e një ngjarjeje të veçantë, duke shënuar 24-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit – një moment historik që, sipas zëvendëskryeministrit të parë Izet Mexhiti, “vulosi paqen, garantoi barazinë dhe hapi një kapitull të ri bashkëjetese mes komuniteteve të vendit”.
Mexhiti tha se për një natë kryeqyteti u shndërrua në një skenë ku “talenti shqiptar dhe arti botëror u ndërthurën në mënyrën më të bukur, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e të pranishmëve dhe duke e kthyer këtë festë në një përjetim të paharrueshëm”.
Ai theksoi se gala madhështore, me pjesëmarrjen e yllit me famë botërore Ramë Lahaj dhe në bashkëpunim me Filharmoninë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, u organizua për të nderuar këtë ditë të rëndësishme.
“Muzika magjepsi, arti emocionoi dhe kultura bashkoi, ashtu siç bëri vetë Marrëveshja e Ohrit para 24 vitesh, duke e shndërruar koncertin në një festë të vërtetë të paqes dhe harmonisë”, u shpreh Mexhiti.