AA
Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti, gjatë një takimi në konakun e familjes së Avdiraman Kovaqit, theksoi vizionin e tij për një Çair më të zhvilluar dhe dinjitoz.
Në postimin e tij, Mexhiti shkruan se milpritja e tyre ishte një pasqyrë e bashkëjetesës që synojnë të ndërtojnë në lagje.
“Konaku i familjes së Avdiraman Kovaqit ishte vendtakimi ynë. Dyert e kësaj familje në lagjen e vjetër të Çairit, kanë qenë gjithnjë të hapura e mikëpritëse. Edhe ky takim ishte i tillë, i ngrohtë e vëllazëror.
Konaku ishte plot me fëmijë, të rinj, prindër, gjyshër dhe nipër, që të gjithë me besim, shpresë e optimizëm për të ardhmen. Mikpritja e tyre ishte një pasqyrë e bashkëjetesës që synojmë të ndërtojmë në lagje dhe shoqëri.
Banorët na falënderuan për investimet dhe punët që po bëjmë për përmirësimin e lagjes, dhe njëkohësisht shprehën besimin dhe mbështetjen e tyre për çdo hap në të ardhmen.
Ata kërkuan vetëm një gjë: që Çairi të bëhet një vend i jetueshëm, dinjitoz dhe i zhvilluar. Dhe ne jemi të vendosur ta bëjmë këtë realitet, hap pas hapi, me përkushtim, dinjitet dhe vizion për çdo qytetar. Sepse Çairi është diamant dhe ia VLEN secila ditë e përkushtimit për diamantin tonë.”, shkruan mes tjerash Mexhiti.
Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe bashkëbiseduese, ku banorët shprehën mirënjohje për punët e realizuara dhe pritjet për një të ardhme më të mirë për lagjen dhe komunën.
Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara njoftoi se SHBA dhe RMV kanë arritur Marrëveshje korrnizë për tregti reciproke, të
Edhe një dorëheqje nga Komisioni Shtetëror për Antikorrupsion. Cveta Ristovska ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i anëtares së
Denoncimi i TV Shenja për semaforin dekor të vendosur 5 vite më parë në bulevardin “Hristian Todorovski Karposh” ka alarmuar