
Ja kur mbyllet TikToku në Shqipëri
Në një intervistë për gazetën Spanjolle “El Mundo”, teksa ndodhet në Madrid në kuadër të një vizite dy ditore, kryeministri shqiptar Edi Rama, u pyet lidhur me vendimin për mbylljen e TikTok në Shqipëri.
I pyetur se cila ishte arsyeja e kësaj mase, Rama përsëriti se “Tiktok është toksik për fëmijët” dhe sipas tij, 95% e prindërve në Shqipëri janë të tmerruar nga kjo platformë.
Rama konfirmoi se kjo platformë brenda pak ditësh nuk, do të jetë më e aksesueshme në Shqipëri.
“TikTok është shumë toksik, veçanërisht për fëmijët dhe 95% e prindërve në Shqipëri janë të tmerruar. Pezullimi ende nuk është kryer, vlerësojmë se do të bëhet brenda pak ditësh. Ne po angazhohemi gjithashtu në dialog konstruktiv me ta. U befasova nga gatishmëria juaj për të adresuar shqetësimet tona. Do të mbyllet dhe do të rihapet për sa kohë që TikTok plotëson të gjitha kërkesat tona”, ka deklaruar Rama.