Ja me ç’këngë festojnë serbët festat e tyre fetare
Disa media boshnjake raportojnë se televizioni serb Informer organizoi një festë skandaloze të Krishtlindjeve Ortodokse që u transmetua drejtpërdrejt. Siç detajohet, ishin të ftuar aty: kryeparlamentarja Ana Brnabiç, ministri i Brendshëm Ivica Daçiç, krimineli i luftës i dënuar Vojislav Sheshelj dhe disa politikanë të tjerë serbë.
Përveç këngëve çetnike, redaktori i Informer Dragan Vuçiçeviç i diktoi një këngëtareje që të këndonte këngën fyese “Një grua turke u betua para xhamisë se donte vetëm serbët”.
Božićnji TV program omiljenog medija našeg predsednika republike je najlakše opisati kao dno dna ili kao mrkli mrak?pic.twitter.com/KjQIaHs3Yh
— Rodoljub Sabic (@RodoljubSabic) January 7, 2026
Është e çuditshme që disa serbë kanë nevojë të festojnë festat e tyre duke përhapur urrejtje ndaj popujve dhe feve të tjera, shkruajnë këto media ndër të tjera. /tesheshi.com/