Ja për çfarë e kërkon Serbia ish-ushtarin e UÇK-së të arrestuar sot në Maqedoni
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nëpërmjet një komunikate ka informuar opinionin se shtetasit të Republikës së Kosovës, Blerim Ramadani, ish-ushtar i UÇK-së, i është caktuar masa 30-ditore e paraburgimit me vendim të Gjykatës Themelore në Shkup.
“Blerim Ramadani është ndaluar më 17 korrik 2024 në pikëkalimin kufitar Jazhincë, bazuar në një fletë arresti të lëshuar nga Gjykata e Beogradit, përmes INTERPOL Serbia, me pretendimin për krime lufte në verën e vitit 1999 në rajonin e Nerodimës. Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup eshte angazhuar me ekip të ekspertëve juridik për lirimin sa më të shpejtë të z. Ramadani dhe kthimin e tij në familje”, thuhet në njoftimin e MPJD-së. Ministria e Punëve të Jashtme dhe institucionet e Kosovës, thuhet më tej në njoftim, do të përdorin të gjitha kanalet diplomatike për të siguruar lirimin e shtetasit tonë.