AA
Në këto zgjedhje presidenciale në garë janë dy kandidatë shqiptarë: Bujar Osmani nga koalicioni i BDI-së i quajtur Fronti Evropian dhe Arben Taravarin nga ASH me koalicionit opozitar shqiptar VLEN.
Por nga pavarësimi i vendit, cili nga kandidatët shqiptarë ka marrë më shumë vota në cikle zgjedhje presidenciale?
Muharrem Nexhipi që garoi në zgjedhjet e 1999 nga radhët e PDSH-së është kandidati i parë shqiptar për president që ka fituar numër rekord të votave në historinë e zgjedhjeve në Maqedoni koha.mk.
Ai arriti të fitojë 155.978 vota shqiptare. Për 20 vite me radhë, asnjë kandidat tjetër shqiptar nuk ka arritur të kalojë numrin e votave.
Muharrem Nexhipi madje kishte fituar më shumë vota se Stojan Andovi i Partisë Liberale me 111.982 vota. Kundërkandidat i tij nga PPD ishte Muhamed Halili që fitoi 45.731 vota.
Në zgjedhjet e vitit 2004, Gëzim Ostreni i BDI-së mori 134.208 vota, ndërsa Zudi Xhelili nga PDSH fitoi 78.714.
Në vitin 2009, në zgjedhjet Presidenciale, Imer Selmani nga Demokracia e Re mori 147.547 vota, i pasuar nga Agron Buxhaku i BDI-së me 73.629 dhe Mirushe Hoxha me 30.225 vota. (INA)
MPB njofton se në Kumanovë ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilën ka humbur jetën një person. “Më 29.06.2026
Zjarri në Veles sot përfshiu shtëpi dhe vikend shtëpi. “Me reagimin në kohë dhe të shpejtë të zjarrfikësve, përhapja e
Kryeministri Hristijan Mickoski bëri të ditur ndryshimet e reja në përbërjen e kabinetit qeveritar, duke konfirmuar emrat e disa ministrave