Jamal: Dua të argëtojë tifozët me futbollin tim, dua të fitojë gjithçka!
Lamine Jamal u nderua me trofeun “Kopa”, si lojtari më i mirë U-21 i vitit 2024. Jamal, duke u larguar nga “Théâtre du Chatelet” në Paris, foli për “TNT Sports”.
“Është një ëndërr e realizuar pjesëmarrja në këtë gala.Edhe më e pabesueshme është marrja në shtëpi e këtij trofeu. Teksa luaj futboll përpiqem të argëtohem vetë, së pari, pastaj t’i argëtoj edhe të tjerët. Nëse më njohin në këtë mënyrë, aq më mirë. Besimi im është të jem në një ekip kampion dhe të fitoj gjithçka, t’i lumturoj tifozët”.
Megjithatë, kur mori në duar trofeun “Kopa”, ai donte të përcillte një mesazh.
“Jam krenar që e marr këtë çmim. Falenderoj ‘France Football’ për vlerësimin. Dua të falënderoj nënën, babanë dhe gjyshen time, të cilët më kanë mbështetur gjithmonë. Padyshim edhe stafin, lojtarët, kombëtaren. Ky çmim shkon edhe për Luis (De la Fuente), Çavin dhe Hansi (Flik)”.