Jamal është lojtari i ri më i mirë, Rodri “ylli” i kompeticionit
Ashtu si, në gjashtë sifdat e deri tanishme, në Kampionati Evropian të futbollit, “Furitë e Kuqe” kanë arritur të fitojnë edhe sfidën e fundit, për t’u kurorëzuar kështu kampionë të Evropës dhe ashtu siç pritej më të mirët e kompeticionit janë “iberikë”.
Nëse për lojtarin më të mirë të ri të Evropianit nuk kishte dyshime dhe çmimi shkoi për Lamine Jamal, trofeun e rëndësishëm të futbollistit më të mirë të turneut e fitoi një tjetër spanjoll.
Bëhet fjalë për liderin e mesfushës së “Furive së Kuqe”, Rodri, të cilit iu dorëzua ky trofe special para fillimit të ceremonisë së ndarjes së medaljeve.
Një vlerësim ky mëse i merituar për “shkatërruesin” e Man. Sitit , i cili ishte edhe lideri i kësaj Spanje, që siguroi për herë të katërt titullin kampion në “Euro 2024”.