AA
Gjatë muajit shtator të këtij viti janë miratuar 314 leje ndërtimi, që përbën një rritje prej 6,1% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, njofton Enti Shtetëror i Statistikës.
Sipas të dhënave, vlera e parashikuar e objekteve është 7.124.419 mijë denarë, që tregon një ulje prej 5,2% në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar.
Nga numri i përgjithshëm i lejeve të ndërtimit:
220 leje (70,1%) janë për objekte të ndërtimit të lartë,
38 leje (12,1%) për objekte të ndërtimit të ulët,
56 leje (17,8%) për objekte rikonstruimi.
Sa i përket investitorëve:
229 objekte (72,9%) kanë persona fizikë si investitorë,
85 objekte (27,1%) janë investime nga subjektet afariste.
Gjatë periudhës raportuese, është planifikuar ndërtimi i 727 banesave me një sipërfaqe totale prej 69.411 m².
Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar për një takim të zgjeruar të përfaqësuesve të komunave shqiptare nga
Bashkimi Demokratik për Integrim ka themeluar Qendrën për Mbrojtje Ligjore dhe Barazi në Administratë – Çair. Kjo qëndër do t’I
Studentët shqipëtarë të universiteteve të Maqedonisë së Veriut nuk i ndalojnë reagimet e tyre sa i përket mungesës së mundësisë