Jashari: I kam thënë Ahmetit dhe Kasamit të formojnë Akademinë dhe të zgjedhin vetë kryetarin
Kryetari i Shoqatës Akademike të Shqiptarëve, Hasan Jashari, në emisionin “Debat në SHENJA”, deklaroi se më herët u ka bërë thirrje disa liderëve politikë shqiptarë që të angazhohen për themelimin e një Akademie.
Ai tha se i është drejtuar kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, si dhe njërit prej liderëve të VLEN-it, Bilall Kasamit, duke i ftuar që të krijojnë Akademinë dhe të caktojnë në krye të saj një person të përzgjedhur prej tyre.
“Ali Ahmeti kur e kishte kryeministrin e parë i patë thënë, bëje Akademinë, gjeje një kryetar, edhe cili do ti dhe vetëm bëje Akademinë. Tash i kam thënë Bilall Kasamit. Bëjeni Akademinë, gjejne një kryetar që ju e doni, silleni këtu. Nuk i duhen, por kemi probleme”, deklaroi Jashari. /SHENJA/