“Jeni trashëgimtar i 1 milion dollarëve”/ Testamenti imagjinar, zbërthehen skemat e mashtrimit si “avokati”…
Një vajzë 30 vjeçe me banim në Tiranë kishte vendosur në dispozicion të disa shtetasve të huaj, llogarinë e saj bankare me qëllim mashtrimin e shtetasve shqiptarë në hapësirën virtuale.
Kjo shtetase përfitonte 10% të shumës monetare për veprimet që kryente së bashku me këta shtetas.
Në e-mail thuhet se ju mund të ndihmoni të transferojë miliona dollarë para se të konfiskohet nga Banka, ku ishte depozituar. Për këtë kishte disa skenare ose personi kishte humbur jetën ose i kishte mbetur edhe 1 javë jetë.
Një tjetër e-mail rëndom është kur një person pretendon të jetë avokat nga jashtë shtetit ose pretendon të jetë nëpunës tjetër ligjor dhe ju dërgon një mesazh nëpërmjet postës elektronike (e-mail), një mesazh në rrjete sociale ose një letër. Ata ju tregojnë se një person i pasur nuk është më dhe ka lënë pas një shumë të madhe parash duke përmendur dhe emrin viktimës.
I vetë shpalluri avokat pretendonte se ishte duke administruar trashëgiminë dhe nuk ka qenë në gjendje të identifikojë asnjë nga të afërmit e personit që nuk është më. Si rezultat, paratë do të shkojnë për qeverinë ose nuk mund të tërhiqen. Avokati mashtrues sugjeron se, ai mund t’ju ndihmojë që ju të tërhiqni trashëgiminë dhe pastaj mund të ndani paratë midis jush një mjet joshës për të rënë në grackën e mashtrimit.
“Patjetër që ekzistojnë opsionet online , patjetër që ekzistojnë opsionet që ti të shkosh fizikisht. Gjithmonë duhet treguar kujdes që të merret kredia përmes vajtjes fizike. Gjithmonë duhet të kemi kujdes, të marrësh një kredi është një borxh që duhet shlyer qoftë edhe në interesa të ultë.
Pasi sipas atyre treguesve që janë publikuar një normë interesi për kreditë online, kryesisht kredi të pagarantuara me kolateral shkojnë deri në 100 % të kthimit të tyre dhe mbi 140% atë që ne e konsiderojmë normë të interesit të aplikuar mbi kredinë. Në qoftë se ti merr 5 mijë euro duhet të shlyesh mbi 10 mijë euro”, sqaron Artur Ribaj.
Mashtruesit do të theksojnë nevojën për fshehtësi dhe do t’ju paralajmërojnë të mos i tregoni askujt tjetër në lidhje me marrëveshjen. Për t’ju nxituar në kryerjen e veprimeve dhe në të njëjtën kohë të ndërmerrni një vendim të nxituar, ata gjithashtu do të theksojnë nevojën për të vepruar shpejt duke vendosur dhe afate në raste të caktuara.
“Organet ligjzbatuese nuk kishin bërë publikime të tilla që të tërheqësh para kesh pa patur kartën, por të gjitha rastet e tjera janë raste që klientit i është hakeruar karta, dmth personit tjetër I është hakeruar karta, datën e skadencës, numrin CVV dhe pinin dhe mund të bëjë blerje online por jo të tërheqë para kesh. Këto janë të gjitha rastet kur ndodh hakerimi I kartave”, tha Drini Serjani, Ekspert i IT.