Jennifer Garner ‘shpërthen’ në lot gjatë intervistës: Shoqja ime nuk ia doli në kohë, ajo vdiq gjatë zjarreve në Los Angeles (VIDEO)
Aktorja Jennifer Garner shpërtheu në lot gjatë një interviste me gazetaren e MSNBC, Katy Tur, ku pranoi se humbi një mike për shkak të zjarrit në Los Angeles.
“Shoqja ime nuk ia doli me kohë. Jam e trishtuar për miqtë e mi. Pa menduar, mund të përmend njëqind prej tyre që humbën shtëpitë e tyre”, tha Garner.
Gjatë bisedës, Garner kujtoi gjithashtu se si dukej rruga dhe lagjja ku jetonte shoqja e saj. Së bashku me të në intervistë mori pjesë shefi i kuzhinës Jose Andres, i cili është themeluesi i organizatës joqeveritare World Central Kitchen, e cila u siguron ushqim të prekurve nga zjarret në të gjithë Los Angelesit.
Gjithashtu, Jennifer Garner iu bashkua vullnetarizmit për të ndihmuar në sigurimin e ushqimit për zjarrfikësit që luftonin zjarret në Los Angeles.
Garner ka qenë ambasador i Save the Children për 15 vjet dhe është i përfshirë shpesh në disa organizata jofitimprurëse në zonë. Ajo dhe ish-bashkëshorti Ben Affleck bashkuan forcat gjatë Ditës së Falënderimeve për të ndihmuar në ushqimin e 2000 njerëzve të pastrehë në Los Angeles.
Më shumë se 100,000 njerëz deri më tani janë evakuuar nga zonat e prekura pasi zjarret vazhdojnë të rriten për shkak të erërave të forta. Zjarret shkatërruan rreth 30,000 hektarë tokë, duke lënë mijëra ndërtesa në gërmadha.
Këta janë dy mitrovicasit që humben jetën në
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të premten (27.02.2026) në Itali, si pasojë e të cilit kanë humbur jetën
Taravari në ‘Debat në SHENJA’: Nuk ka shumë
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në emisionin “Debat në SHENJA”, deklaroi se “nuk ka plot Aleanca”. “Nuk ka
Taravari: VLEN pa pushtet mori 107 mijë vota,
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në emisionin “Debat në SHENJA”, krahasoi rezultatet e zgjedhjeve të 2024-ës me ato