
Jo më në errësirë – Programi ambicioz i Bujar Osmanit për ndiçimin e Çairit
Çairi, një nga lagjet më të vjetra dhe historike të Shkupit, çdo natë rrezikon të mbetet në errësirë. Rrugët, parqet dhe hapësirat publike lihen çdo mbrëmje në terr, duke krijuar pasiguri për fëmijët, gratë dhe të moshuarit. Kjo është gjendja alarmante që denoncon kandidati për kryetar, Bujar Osmani.
“Nga Bit Pazari dhe rruga Xhon Kenedi, përmes Topanës, Çarshisë së Vjetër dhe Seravës, qytetarët lëvizin në rrugë të pasigurta, në një atmosferë frike dhe pasigurie,” thekson Osmani. Ai e sheh këtë problem jo thjesht si teknik, por edhe simbolik: “Çairi u la në terr, literal dhe metaforik, për shkak të moskujdesit dhe paaftësisë së pushtetit komunal gjatë 20 viteve të fundit.”
Sipas Osmanit, më shumë se 40% e dritave ekzistuese nuk funksionojnë, sistemi mbështetet në teknologji të vjetëruar dhe prokurimet publike janë bërë pa vizion dhe transparencë. Shkollat, fushat sportive dhe hapësirat publike mbeten në hije, duke rrezikuar sigurinë e qytetarëve.
Por Osmani sjell zgjidhjen konkrete:
- Zëvendësim i plotë i infrastrukturës së vjetruar me ndriçim modern LED, duke ulur shpenzimet mbi 60%.
- Mbulim i plotë i të gjitha hapësirave publike, me prioritet oborret e shkollave, fushat sportive, tregjet, parqet dhe kalimet për këmbësorë.
- Futja e një sistemi modern për menaxhim në distancë dhe detektim të shpejtë të defekteve.
- Transparencë totale: të gjitha prokurimet dhe shpenzimet do të jenë të qasshme për publikun.
- Qytetarët mund të raportojnë problemet përmes një aplikacioni mobil dhe linje telefonike, me garanci reagimi brenda 48 orëve.
“Ky program nuk është thjesht ndriçim,” thotë Osmani. “Është simbol i një fillimi të ri, i sigurisë dhe besimit. Është koha ta nxjerrim Çairin nga errësira dhe t’i japim një të ardhme të ndritshme!” Flaka