Jonida Vokshi ndan një moment të sinqertë të përditshmërisë si nënë
Moderatorja dhe aktorja e njohur, Jonida Vokshi, ka ndarë një moment të sinqertë nga jeta e saj e përditshme si nënë. Në një postim në Instagram, ajo shfaqet me një filxhan kafeje në dorë dhe një peshqir të mbështjellë në kokë, ndërsa në sfond duket rrëmuja tipike e një shtëpie me fëmijë.
“A ka kuptim shtëpia me fëmijë, pa rrëmujë dhe pa një mami që vjen vërdallë duke pirë kafe me peshqir në kokë?” – shkruan ajo me humor në postim.
Momenti ka ngjallur shumë reagime nga ndjekësit e saj, veçanërisht nga nënat që e kanë parë veten në këtë situatë. Jonida, e njohur për sinqeritetin dhe afërsinë me publikun, vijon të ndajë momente të jetës familjare, duke treguar realitetin e ëmbël, por edhe të lodhshëm të prindërimit, shkruan Kosovarja.

Tragjedia me nënën dhe vajzën në Shkup, i
Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka dorëzuar propozim për vazhdimin e masës së paraburgimit afatshkurtër edhe për 48 orë të
VLEN: Mirëpresim vendimin e Kushtetueses që konfirmon shqipen
Koalicioni VLEN deklaroi se e mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese, me të cilin u konfirmua obligimi që deklaratat, etiketat dhe
(VIDEO) OJQ-të kërkojnë më shumë angazhim për parandalimin
Pas rastit të fundit në të cilin një nënë dhe vajza e saj humbën jetën, shoqatat joqeveritare u bëjnë apel