Judi Dench, John Cena dhe të famshëm të tjerë do të jenë zëri i chatbotit Meta AI
AA
Judi Dench, John Cena dhe Awkwafina do të jenë prapa zërit të Meta AI – inteligjenca artificiale që do të lansohet nga kompania Meta.
Si pjesë e një përditësimi të modelit të saj Llama, njerëzit tani do të jenë në gjendje të komunikojnë me Meta AI – një chatbot i ngjashëm me softuerin ChatGPT – duke folur e marrë përgjigje nga zëri i të famshmëve.
Zëri i Kristen Bell i Frozen dhe i komedianit Keegan-Michael Key do të jenë gjithashtu opsione.
Foto: Mark Zuckerberg / AP
Gjatë konferencës vjetore të Meta-, Connect, shefi ekzekutiv Mark Zuckerberg prezantoi gjithashtu produktin Orion, një set syzesh inteligjente që ai i përshkroi si “syzet më të avancuara që ka parë ndonjëherë bota”.
Ashtu sikurse Orion, ai tregoi përditësimet e një palë syzeve inteligjente që Meta ka zhvilluar me Ray-Ban, të cilat tani do të mund të bëjnë drejtpërdrejt përkthime.
Meta AI tani ka 500 milionë përdorues, tha kompania.
Mexhiti takon ish-këshilltarin e administratës Trump, diskutohet bashkëpunimi
Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, zhvilloi një takim me Christos Marafatsos, i cili gjatë administratës së parë të
Ngjarje e rëndë në Tetovë: 19-vjeçarja bie nga
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Tetovë, ku një vajzë ka rënë nga kati i katërt
Pendarovski paralajmëron: Problem i madh nëse shfuqizohet Ligji
Ish-presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut. Ai deklaroi në Tëvë1 se