Judi Dench, John Cena dhe të famshëm të tjerë do të jenë zëri i chatbotit Meta AI
AA
Judi Dench, John Cena dhe Awkwafina do të jenë prapa zërit të Meta AI – inteligjenca artificiale që do të lansohet nga kompania Meta.
Si pjesë e një përditësimi të modelit të saj Llama, njerëzit tani do të jenë në gjendje të komunikojnë me Meta AI – një chatbot i ngjashëm me softuerin ChatGPT – duke folur e marrë përgjigje nga zëri i të famshmëve.
Zëri i Kristen Bell i Frozen dhe i komedianit Keegan-Michael Key do të jenë gjithashtu opsione.
Foto: Mark Zuckerberg / AP
Gjatë konferencës vjetore të Meta-, Connect, shefi ekzekutiv Mark Zuckerberg prezantoi gjithashtu produktin Orion, një set syzesh inteligjente që ai i përshkroi si “syzet më të avancuara që ka parë ndonjëherë bota”.
Ashtu sikurse Orion, ai tregoi përditësimet e një palë syzeve inteligjente që Meta ka zhvilluar me Ray-Ban, të cilat tani do të mund të bëjnë drejtpërdrejt përkthime.
Meta AI tani ka 500 milionë përdorues, tha kompania.
Qytetarët të kontrollojnë llogaritë bankare: Deri më 30
Qytetarët që kanë skanuar kuponët fiskalë përmes aplikacionit “TVSH-ja Ime” (MojDDV) gjatë muajve korrik, gusht dhe shtator pritet t’i marrin
Filloi gjykimi për ish-kryetaren e Tetovës, Teuta Arifi
Me prezantimin e akuzës dhe dëgjimin e dëshmitarëve ka filluar sot gjykimi për ish kryetaren e Komunës së Tetovës Teuta
Arsovski paralajmëron: Provimi i jurisprudencës në shqip mund
Analisti politik Petar Arsovski vlerëson se përplasjet brenda koalicionit qeverisës për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe mund të bëhen