Jurgen Uldedaj fiton me nokaut teknik në raundin e dytë
Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar Jurgen Uldedaj të mposhtë rivalin që kishte përballë, Edin Puhalo. Deri në përballjen me kampionin shqiptarë, Puhalo kishte 24 fitore (23 me nokaut teknik) dhe vetëm 2 humbje.
Në raundin e dytë, boskieri shqiptar, u shpall fitues i ndeshjes me nokaut teknik, duke ngritur përsëri lart flamurin kuqezi, si një boksieri profesionist më me shumë suksese në të gjithë shqiptarinë. Fitorja e rendit 27-vjeçarin Jurgen Uldedaj në mes 15 më të mirëve në botë për 4 federatat e boksit profesionist VBO, VBA, IBF, VBC.
Edin Puhalo është ish- kampion në VBO European Cruiser, në IBO Continental Cruiser dhe VBC Mediterranean Cruser. Deri në këtë ndeshje, ai ishte i rankuar në 10 më të mirët e VBA-së.