Justin Bieber shqetëson fansat me paraqitjen e tij gjatë një transmetimi të drejtpërdrejt në Instagram
Justin Bieber ka ngjallur shqetësime të mëdha tek fansat pas paraqitjes së tij të fundit në transmetim të drejtpërdrejtë në rrjete sociale.
Krijuesi i hitit “Baby”, ishte pa këmishë dhe dukej në gjendje të pazakontë derisa luante disa demo të të papërpunuara për fansat.
Bieber këndonte disa tekste eksplicite derisa mbante kamerën pranë fytyrës dhe duke bërë gjeste me duar.
Më vonë gjatë këtij transmetimi, mbuloi kokën me një batanije portokalli.