
Juve në ankth, mbrojtësi francez u largua nga terreni pas vetëm 16 minutave ndaj Benfikës
Përpos humbjes 0-2 në shtëpi ndaj Benfika në Ligën e Kampionëve, te Juventus janë në ankth për gjendjen e francezit Pierre Kalulu. Mbrojtësi u dëmtua pas vetëm 16 minutave lojë, duke ia lënë vendin Manuel Lokatelli. Francezi pësoi një problem muskulor dhe u largua nga fusha me dhimbje.
Një tjetër humbje në mbrojtje për bardhezinjtë, të cilët tashmë kanë humbur Bremer dhe Cabal për të gjithë sezonin. Por te klubi bardhezi ende presin rezultatet e testeve mjekësore që po i nënshtrohet lojtari dhe ka pak optimizëim se ai mund të rikuperojë shpejt.
Trajneri Tiago Motta sqaroi: “Kalulu ndjeu një dhimbje. Do të shohim se si do të jetë sot pasdite gjendja e tij”. Një fije e vogël shprese, por ndjesia është se stafi mjekësor i Juventusit nuk do të rrezikojë asnjë lloj rreziku, ndaj mund të mungojë në takimin kundër Empoli.