“Ka dezertu në luftë”, “Iku deri në Kukës prej krismave në Ujman”, dy historitë që po e portretizojnë Sveçlën si frikacak
Ish-inspektori i përgjithshëm i AKI-së, Burim Ramadani, ka bërë një deklaratë të padëgjuar më parë për Ministrin Xhelal Sveçla. Ai tha se Sveçla, është gjuajtur me armë gjatë qëndrimit të tij në Ujman dhe ka ikur deri në Kukës nga frika. Por, që kjo nuk është deklarata e parë publike që vë në pikëpyetje ‘trimërinë’ e ministrit. Kohë më parë një ish-komandant kishte thënë se ministri gjatë luftës kishte ikur maleve.
Burim Ramadani ditën e djeshme dha një deklaratë që bëri buj, ai tha se në fillim të korrikut, ministri i Sveçla, është gjuajtur me armë gjatë qëndrimit të tij në Ujman dhe se kishte ikur pas kësaj.
Siç pretendon Ramadani, kjo ka ndodhur gjatë momentit kur Sveçla ishte në barkën e tij së bashku me disa policë.
“Ne e kemi dhe është e konfirmuar – le të del ministri i Brendshëm dhe ta demanton – në fillim të korrikut e kanë gjujtë ne Ujman, e kanë gjujtë me kallash edhe ka ikë. Bile po bëjnë hajgare po thonë në Kukës ka shku. Ka qenë me barkën e vogël me polici dhe prej anës tjetër e kanë gjujtë me kallash edhe janë largu kanë ikë”, tha ai.
Pak orë më parë, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, reagoi pas pretendimeve të Ramadanit, duke e mohuar se është sulmuar ndonjëherë në veri të vendit.
Në reagimin e tij ai thotë se nuk frikësohet.
Pavarësisht se ministri tha që nuk frikësohet, ekziston edhe një histori tjetër që atë portretizon si frikacak.
Ish-komandanti i tij, Skender Tahiri, kohë më parë kishte deklaruar se ministri kishte ikur maleve së bashku me refugjatët gjatë luftës.
Sipas tij Xhelal Sveçla, vetëm dhjetë ditë ka mbajtur të veshur uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kështu ka thënë në vitin 2021, ish-komandanti i tij, Skender Tahiri, që sipas tij ministri nuk kishte dhënë asnjë arsye para se të largohej nga lufta.
“Ai nuk ka dhënë asnjë arsye për largimin e tij. Ka ikë malit së bashku më refugjatë. Me sa e di unë, iu ka bashkëngjitë edhe kolonës bile”, kishte thënë
Se Sveçla ka qenë një ushtar dezertor e ka thënë edhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.
“Ai ka qenë në zonën ku kam qenë unë. Xhelal Sveçla është dezertor. Ai ka qenë në gusht të ’98-ës, në pikën te Beranj në Klinë të Epërme, edhe në shtator ka ikë”, kishte deklaruar Haxhiu.