“Ka me ju dalë tymi herët a vonë”- Kurtit i vjen një reagim nga bashkëpartiaku i “mikut” të tij, Lumir Abdixhikut
Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, lidhur me propozimet e tij karshi këtij subjekti politik në këmbim të formimit të institucioneve të vendit.
Haziri me anë të një postimi në ‘Facebook’ tha se Vetëvendosje është në një situatë kontraverse, shkruan Insajderi.
“Se sa është kontraverse situata brenda VV-së pasqyrohet nga deklaratat e kryetarit të saj. Deri dje tha se ‘po lypin shumë e nuk ju jap’, ndërsa sot tha se ‘po ju ofroj shumë e janë tërheq’.
LDK ka dal dje nga procesi i bashkëpunimit si ofertë drejt shkaktimit të proceseve politike. Ne e mbajmë fjalën për President konsensual, por konstituimi i Kuvendit është hapi kryesor për me pasë President dhe Qeveri“, ka shkruar Haziri.
“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi. Kthehu prapa dhe e gjeni vetën shpejtë. Ne e kemi paguar çmimin tonë. Kemi përballu procese edhe më të rënda se kjo”, ka përmbyllur postimin Haziri. /Insajderi.org/